SHBA kërkon raport për bashkëpunimet ushtarake të Ballkanit Perëndimor, vihet në pikëpyetje neutraliteti i Serbisë

Me urdhër të Departamentit të Shtetit së bashku më Ministrinë e Mbrojtjes do të hartohet një raport mbi bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor me Uashingtonin, por edhe me Rusinë.

Sipas disa raporteve të mediave amerikane, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, James Matisse është përgjegjës për këtë raport.

Pothuajse  të gjitha vendet në rajon bashkëpunimin e kanë të orientuar nga NATO, e kjo mund të interpretohet si një lloj mesazhi në Serbi pas shpalljes së blerjeve të reja të armëve nga Rusia, transmeton lajmi.net.

Raporti duhet të përfshijë vlerësimin e bashkëpunimit të sigurisë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor me Rusinë, listën e armëve, sistemet e mbrojtjes dhe teknologjisë  ushtarake me vlerë 1 milionë ose më shumë dollarë, të cilat janë marrë ose blerë nga ndonjë vend i Ballkanit Perëndimor që nga viti 2012. Përshkrimi i pjesëmarrjes në trajnime ushtarake dhe ushtrimet me Rusinë në të njëjtën periudhë si dhe një i përshkrim i marrëveshjeve të bashkëpunimit në të cilin kanë hyrë vendet e rajonit me Rusinë.

Lajmi për këtë raport u botua vetëm një ditë pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Rusi ku diskutoi me presidentin rus, Vladimir Putin për bashkëpunim ushtarak.

Agjencia amerikane AP transmetoi deklaratën e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili tregoi për blerjen e gjashtë helikopterëve ‘MIG-17’. Media rikujtoi se në shtator Serbia mori gjashtë pajisje luftarake ‘MIG-29’ nga Rusia, si dhe u furnizua me 30 tanke dhe automjete të blinduara.

Në lidhje me këtë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se ‘të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre’.

“Detyra jonë është që të sigurojmë se Serbia është e fortë dhe mund të mbrohet. Ne jemi një vend i pavarur që drejton një politikë mbrojtëse neutrale. Kjo do të thotë se bashkëpunimi ynë ushtarak është i barabartë me të gjithë”, theksoi Daçiq për RTS.

Dragan Gjukanoviq nga Qendra për Politikë të Jashtme në Serbi, ka thënë se ky njoftim është një shenjë e rritjes së aktivitetit amerikan.

“Shtetet e Bashkuara pas një kohe po përpiqen të kthehen në Ballkanin Perëndimor sepse duket se pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 kanë mbetur në hije”, ka thënë ai.

Përndryshe, shpallja e kontrolleve të bashkëpunimit ushtarak erdhi në sinkronizim me deklaratën e zëvendës ndihmës-sekretarit të Shtetit, Hoyt Bryan Yee.

“Nuk po i kërkojmë Serbisë të ndërpresë marrëdhëniet me Rusinë apo ndonjë vend tjetër. Megjithatë, Rusia ka një vizion të Ballkanit që padyshim është i ndryshim nga vizioni i BE-së dhe i yni. Serbia gjithashtu duhet të tregojë vepra dhe të thotë se mbështet vizionin e BE-së”, ka thënë Yee.

Daçiq ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në por kjo e fundit po kërkon të ketë më shumë./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme