Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve ka publikuar emrat e 36 personave të akuzuar për mashtrim kibernetik dhe vjedhje, teksa janë bërë të ditur edhe dy emrat e kosovarëve: Besart Hoxha dhe Liridon Musliu. Për këtë operacion SHBA ka bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Shtetit në Kosovë.
Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi sot se ka ngritur aktakuzë ndaj 36 personave, të përfshirë në një skemë globale të vjedhjes në internet që kanë shkaktuar dëme prej 530 milionë dollarëve.
Në mesin e 36 personave, ndodhen edhe dy persona nga Kosova, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve ka publikuar emrat e 36 personave të akuzuar për mashtrim kibernetik dhe vjedhje, teksa janë bërë të ditur edhe dy emrat e kosovarëve: Besart Hoxha dhe Liridon Musliu.
Prokurorët kërkojnë nga 30 vjet burgim për secilin anëtar të këtij grupi të hakerëve.
Siç theksohet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kosovari i identifikuar me emrin Besart Hoxha, njihej në internet me nofkën “Pizza”, ndërkaq i akuzuari Liridon Musliu njihej në internet me nofkën “Hulk”, transmeton Insajderi.
Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, ndihmës-Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-ve, John Cronan deklaroi se autoritetet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit kanë arrestuar 13 të pandehur nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Kosova dhe Serbia.
“Padia dhe arrestimet e sotme shënojnë një nga ndjekjet më të mëdha të ndërmarra ndonjëherë në fushën kibernetike nga Departamenti i Drejtësisë,” tha Cronan.
Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë bërë të ditur, se ata kanë bërë kërkesë për ekstradimin e tetë të pandehurve nga vendet jashtë SHBA-ve, e që njëra prej tyre është Kosova.
Aktakuza e ngritu nga prokurorët amerikan liston 117 vepra të kriminalitetit kibernetik nga anëtarët e këtij grupi të hakerëve, e që përfshin keqpërdorime me karta të kreditit dhe shitje të informacioneve të vjedhura në internet.
Grupi prej 36 personave të akuzuar, dyshohet se kanë shkaktuar dëme prej 530 milionë eurove për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare.
Sipas prokurorëve amerikanë, ky grup i hakerëve funksionon prej shtatë vjetësh.
Në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë, thuhet se për arrestimin e tetë të pandehurve jashtë SHBA-ve, ka bashkëpunuar me institucionet e vendeve përkatëse, përfshirë këtu edhe Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit të Kosovës.