SHBA ngrit aktakuzë ndaj dy kosovarëve, kërkon ekstradimin e tyre

Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve ka publikuar emrat e 36 personave të akuzuar për mashtrim kibernetik dhe vjedhje, teksa janë bërë të ditur edhe dy emrat e kosovarëve: Besart Hoxha dhe Liridon Musliu. Për këtë operacion SHBA ka bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Shtetit në Kosovë.


Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi sot se ka ngritur aktakuzë ndaj 36 personave, të përfshirë në një skemë globale të vjedhjes në internet që kanë shkaktuar dëme prej 530 milionë dollarëve.

Në mesin e 36 personave, ndodhen edhe dy persona nga Kosova, raporton agjencia e lajmeve Reuters, shkruan Insajderi.

Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve ka publikuar emrat e 36 personave të akuzuar për mashtrim kibernetik dhe vjedhje, teksa janë bërë të ditur edhe dy emrat e kosovarëve: Besart Hoxha dhe Liridon Musliu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme