Zëdhënësi i Pentagonit në SHBA, John Kirby, ka shprehur admirimin për luftëtarët ukrainas që ishin strehuar në uzinën e çelikut të Mariupolit duke mbrojtur qytetin. Siç u njoftua, qindra luftëtarë u larguan nga uzina në dy autokolona të hënën dhe të martën.
Ata kishin qëndruar aty që nga avancimi i trupave ruse që rrethuan Mariupolin në fillim të marsit, duke i mbajtur lidhur forcat ruse në zonë dhe duke u mohuar atyre një fitore të plotë në qytetin port jugor.
Mesazhi ishte: “Ushtarët që vazhduan të rezistonin atje e bënë këtë me guxim dhe zotësi dhe është shumë e mahnitshme kur mendon se sa kohë kanë qenë ata në gjendje të duronin dhe me Presidentit Zelensky që i konsideroi ata heronj – mendoj se ne të gjithë duhet të jemi në një mendje për këtë,” shkroi John Kirby, Zëdhënësi i Pentagonit të SHBA.