Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e vëzhguar me vëmendje situatën në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.
Kështu ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
“Duke e vëzhguar me vëmendje se si Kosova po ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri. Se si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë fuqinë e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, ka shkruar ai në Twitter.
Haradinaj u dorëhoq javën e kaluar për t’iu përgjigjur ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, duke thënë se dëshiron të shkojë si qytetar e jo në cilësinë e kryeministrit.