ShBA’ja do ta bllokojë Vuk Jeremiqin në garën e OKB’së

Në garën e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kandidati serb Vuk Jeremiç mund të hasë në bllokimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova

Sipas kësaj gazete, Washingtoni nuk e ka harruar kundërshtimin që Jeremiq ka bërë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe konsideron se ai e kishte përdorur postin e Kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si një platformë për retorikën nacionaliste.

Gara për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, do të zhvillohet në raundin e pestë të votimeve dhe për postin pasardhës të Ban Ki-Mun, Jeremiq është i treti.

Deri më tani garës pop i prinë Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, portugezi Antonio Guterres, ndërsa pas tij është Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme