Shefat e hetimeve të përfshirë në amnistinë e të dyshuarve për fajde

Një kallëzim penal i Policisë së Kosovës i ushtruar në vitin 2016 dhe i cili përfshinte emrat e gjashtë personave të dyshuar për disa vepra penale është penguar në procedim dhe është deformuar në përmbajtje për shkak të ndërhyrjes së zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës dhe të Prokurorisë.

Disa nga personat e dyshuar janë pjesë edhe e aferës së fundit të fajdeve që është aktualizuar gjatë muajit maj të këtij viti, ku për pasojë janë arrestuar pesë persona, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tre prej tyre, sipas kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, përgatitur në vitin 2016, dyshoheshin për veprën penale “krim i organizuar”. Ndërsa tre të tjerë, sipas dokumenteve që i ka parë gazeta, dyshoheshin për elemente të tjera të veprës penale.

Disa ditë pasi është bërë kallëzimi penal për grupin prej gjashtë vetave që priste nënshkrimin e drejtorit Fadil Gashi, rrjedha e hetimeve ka ndryshuar kahen. Jo vetëm që nuk ka firmosur kallëzimin penal, por drejtori Gashi edhe ua ka marrë nga dora rastin hetuesve, duke mos i hapur rrugë dorëzimit të tij në Prokurorinë Speciale. Siç është informuar gazeta, marrja e rastit është arsyetuar me “urdhrin nga lart”.

Sipas dokumenteve që posedon gazeta, kallëzim penal është shkruar nga dy hetues. Pak ditë më vonë është vendosur që ky rast të mos trajtohet fare nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në Prishtinë, por ai të delegohej në Ferizaj. Kur rasti është bartur në Ferizaj është hequr kualifikimi i veprës penale – krimi i organizuar, dhe për pasojë katër nga të dyshuarit e atëhershëm kanë përfunduar pa aktakuzë.

Drejtori i tashëm i Krimeve të Rënda, Fadil Gashi, dhe ish-shefi i Sektorit të Njësive Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, sipas shkresave të siguruara nga gazeta, e kanë devijuar rrugën e kallëzimit penal. Vendimi i Sahitit dhe Gashit ka bërë që rasti të “degradojë” në Departamentin e Krimeve Ekonomike në Ferizaj dhe në Prokurorinë e Ferizajt….

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme