Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha sot se ëndërron për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, një ëndërr që sipas tij nuk është e pamundur, gjatë samitit evropian që mbahet tre ditë pas fillimit të negociatave mbi Brexit.
“Disa prej miqve të mij britanikë më kanë kërkuar nëse është e mundur të rikthehen mbi Brexit dhe nëse mund të imagjinoja një zgjidhja sipas të cilës Britania e Madhe qëndronte në BE”, deklaroi Tusk gjatë një konference për shtyp në Bruksel.
“Unë u thashë atyre se në fakt, Bashkimi Evripian është themeluar mbi ëndërra që dukeshin të pamundura për t’u realizuar, atëherë kush e di?”, vazhdon Tusk.
Më pas ai e mbylli fjalën e tij duke rimarrë fjalët e këngës “Imagine” të John Lennon, “ju mund të thoni se jam një ëndërrimtar, por nuk jam i vetmi”, përcjell Atsh.
Negociatat për kushtet e largimit të britanikeve nga BE-ja filluan zyrtarisht të hënën në Bruksel nga dy kryenegociatorët, Michel Barnier për Bashkimin Evropian dhe ministri David Davis për Britaninë e Madhe.