MASHT: Vazhdon ndërprerja e mësimit edhe për dy ditë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar edhe më datë 1 mars 2018 (e enjte) dhe 2 mars 2018 (e premte).
Njoftimi për media nga ministria tregon se ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës, transmeton Express.

Ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen gjatë këtij gjysëmvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme