Sakte.net /E Premte- 16 Shtator 2016 / 11:44
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha është takuar me shefen e re të Misionit të EULEX-it Alexandra Papadopoulou, të cilës i ka shfaqur përkushtimin e për bashkëpunim më të thelluar në mes ministrisë që ajo drejton dhe EULEX-it.
Nga ana ë saj, në këtë takim Papadopoulou ka shprehur mirënjohjen për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e Misionit të EULEX-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Kosovës, dhe shfaqi mirënjohje për punën e bërë në sektorin e drejtësisë, në luftë ndaj dukurive negative dhe korrupsionit.
“Papadopoulou vlerësoi lart punën e bërë nga Ministria e Drejtësisë në mënyrë efektive, të paanshme, dhe korrekte në mbrojtje dhe respektim të pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Kurse, Ministrja Hoxha, ka kërkuar që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore, përmirësimin e fushës së sundimit të rendit dhe ligjit, po ashtu edhe në luftën kundër korrupsionit.