Shëndetësia kosovare në grevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka marrë vendim që ditën e enjtë të mbajë grevë 24 orëshe.

Ky vendim vije pas kërkesës së vazhdueshme të FSSHK-së për ligjin mbi paga dhe ngritjen e pagave.

“Këshilli Drejtues i FSSHK-së njofton opinionin e gjerë se sot në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme në pajtim me Ligjin për Grevat, Ligjit mbi Organizimin Sindikal dhe Statutin e FSSHK-së ka marrë vendim për mbajtjen e Grevës 24 orëshe të Enjten me datë 27.04.2017 brenda institucioneve shëndetësore të Republikës së Kosovës.

Ky vendim është marrë pasi që janë tejkaluar të gjitha afatet e përcaktuara pas mbajtjes së Protestës Paralajmëruese me datë 29.03.2017, si dhe injorimi i kërkesave tona nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Qëllimi i kësaj Greve është:
1. Hedhja në tërësi e Ligjit mbi pagat  meqë i njëjti është diskriminues për punëtorët shëndetësor dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të punëtorëve  dhe
2. Ngritja e pagave prej 15% në bazë të nevojës dhe kërkesës së të punësuarve në shëndetësi” thuhet në njoftim./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme