Shëndetësia mbahet “gjallë” me donacione!

Gazetar: Adnan Qaili

Ngritën dolli edhe për një ndihmë humanitare. Autoritetet politike e shëndetësore promovuan edhe një donacion, kësaj radhe 1,2 milion euro nga Ambasada e Italisë për dy rezonancat magnetike në Spitalin shtetëror 8 Shtatori. Por, për ekzaminime të tjera radiologjike pacientët presin me muaj të tërë për shkak të mungesës së aparaturave. Për një mamografi nuk ka terminë të lirë në tre muajt e ardhshëm. Nga Ministria Shëndetësisë thonë se nga viti ri, 12 institucione shëndetësore në gjithë vendin do të arrijnë disa pajisje.

“Nga janari pacientët nga qytetet e tjera nuk do të duhet të vijnë për incizim në Shkup, jemi në pritje të zbatimit të kontratës për instalimin e pajisjeve moderne në të paktën 12 objekte shëndetësore publike, për mamografitë, aparatet dixhitale me rreze X, deri te angiografët dhe tomografitë e kompjuterizuar”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Për aparaturat e reja, sikur këto rezonanca magnetike, duhet të trajnohet edhe kuadri mjekësor, andaj fillimisht do të bëhen 15 incizime në ditë që më tej të rritet numri pacientëve të ekzaminuar. Në spitalin 8 Shtatori, prej muajsh është prishur aparati për rezonancë magnetike, me ç’rast pacientët detyroheshin të pritnin apo t’ia mësyjnë spitaleve private. Vitin e fundit në këtë spital janë bërë vetëm 7 mijë incizime.

“Tek ne nuk ka pritje të mëdha, rreth 1-2 javë përmes procedurës ‘Termini Im’ funksionojnë udhëzimet me prioritet ku vijnë pacientë nga i gjithë shteti, personeli iu vije në dispozicion atyre që e kanë urgjente diagnostikën, në kohën e pauzës apo ndërmjet terminëve gjen kohë për t’i ekzaminuar”, tha Hristijan Kostov, Drejtor i Spitalit “8 Shtatori”.

Nga Qeveria thonë se sistemi shëndetësor publik nuk është në nivelin më të mirë, i cili është rrënuar edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë. Në përpjekje për të frenuar vrullin e mjekëve që braktisin vendin, nga ekzekutivi thonë se po bëjnë çmos t’u sigurojnë kushte evropiane në vendet e tyre. Thonë se në dekadën e fundit janë bërë investime joracionale në pajisje dhe në shpërndarjen e shërbimeve shëndetësore. Prandaj pacientë nga të gjitha qytetet udhëtojnë drejt Shkupit për të marrë shërbimin shëndetësor. Por sipas tyre, këtë histori do ta kemi deri në fund të vitit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme