Shëngjini “portokalli”/ Bregdeti nën ndikimin e zjarreve, pasojat e deritanishme

Situata në Shëngjin paraqitet ende kritike, teksa tashmë qielli ka marrë një ngjyrë portokalli si pasojë e flakëve masive.


Deri më tani kemi djegien e hapësirave të shumta natyrore, teksa janë “përpirë” bimësi dhe pemë të shumta. Përhapja e zjarrit ka sjellë gjithashtu dhe djegien e çadrave pranë bregdetit, e po kështu shkrumbimin e çatisë së një vile dy katëshe.

Përhapja e flakëve është favorizuar falë temperaturave të larta në vend dhe erës së fortë.

Për shkak të kësaj përhapje, ndodhen në rrezik resortet, hotelet (pra bizneset) dhe banesat pranë, të cilat janë të rrethuara nga zjarret.

Situata është problematike, teksa është bërë evakuimi i banorëve dhe pushuesve, për të larguar çdo rrezikshmëri me pasoja jete, edhe pse ata ishin personat që ndihmuan forcat fillimisht për shuarjen e flakëve.

Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca të tilla. Ndërkohë ditën e sotme, po punojnë 40 mjete zjarrfikëse, 150 forca operacionale, një helikopter Cougar dhe dy avionë Canadair të ardhur nga Italia.

Ministri Balla njoftoi për mediat se mund të kemi ndihmë nga Sllovenia dhe KFOR në rast se situata nuk menaxhohet dot.

Po vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve masive dhe vendosja e normalitetin në Shëngjin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme