Shënohet 8 marsi, dita ndërkombëtare e gruas

Gazetare: Linda Ebibi

Në ditën ndërkombëtare të gruas 8 Marsi, qytetarë të shumtë kishin vërshuar tregun e luleve, për të blerë për më të dashurat e tyre në shenjë respekti për sakrificën e grave. Çmimet e luleve lëvizin nga 200 denarë deri mbi 1500 denarë. Qytetarët thonë se çmimet e buqetave të luleve këtë vit janë më të larta se sa vitin e kaluar, dhe se nuk është e drejtë që për 8 Mars të rriten çmimet dy fish më shumë.

“Për kë keni blerë sot? Për nënë time. Ndërsa, ju? Unë për nënën time, motrën time dhe për dy gjyshet e mia. A do të festoni diku? Po do të shkojmë për drekë. Si ishin çmimet? Çmimet mendoj se janë pak të larta, vitet e kaluara kur kemi blerë kanë qenë pak më lirë, por është 8 Marsi dhe mendoj se vlen të blihen. Për ju si ishin? Vitin e kaluar ishin më të lira nga ky vit, tani janë shumë më të shtrenjta, por siç tha është 8 Marsi dhe ja vlen shumë”, tha një qytetare.

“Sot kam blerë lule për të gjitha gratë që më shumë kanë kuptim në jetën time. Për të afërmit e mi, për nënë time kuptohet. Por nuk duhet vetëm sot ta bëjmë këtë, unë mundohem ta bëjë më shpesh, pa arsye të dhurojë lule dhe mendoj se të gjithë në burrat duhet ta bëjmë atë.  Çmimet janë, pak më të larta nga e zakonshmja, por nga pikëpamja biznesore mendoj se është e kuptueshme, por mendoj se nuk ka nevojë të teprohet, p.sh. dyfishë të rriten çmimet, kjo nuk është e drejtë”, tha një qytetar.

“Për kë keni blerë sot? Për bashkëshorten. Si ishin çmimet. Mendoj se janë normale, nuk janë shumë por pak janë më të larta…0:49 Po definitivisht janë më të larta, por nuk e di se sa, deri tek cila përqindje”, tha një qytetar.

“Për kë keni blerë sot? Për të dashurën time. Si ishin çmimet? Si gjithmonë, njëjtë janë si gjithmonë 200 denarë trëndafili”, shtoi një tjetër qytetar.

8 Marsi festohet çdo vit në kujtim të protestës së punëtorëve të tekstilit në Nju Jork për të kërkuar të drejta më të mëdha, të mbajtur në këtë datë në 1857. Kombet e Bashkuara filluan ta festojnë këtë ditë në vitin 1975 dhe dy vjet më vonë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u bëri thirrje vendeve anëtare që të shpallin 8 Marsin si festën zyrtare të Organizatës Botërore kushtuar të drejtave të grave dhe paqes botërore./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme