Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse në Tropojë/ 40 vjecari plagosi 3 persona dhe më pas u largua, policia në kërkim. Ja detajet e ngjarjes

Tre persona janë plagosur me sende të forta dhe mjete prerëse nga një 40-vjeçar.  Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur në fshatin Dushaj në Tropojë për motive të dobëta.


Tre personat e plagosur janë transportuar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është larguar.

Në drejtim të Tropojës u nisën forcat operacionale të DVP Kukës dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policise

Rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, dyshohet se shtetasi S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Tropojë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme