Një ngjarje e rëndë shënon në qytetin e Kukësit mbrëmjen e sotme, ku një adoleshent i moshës 15 vjeç ka mbetur i plagosur për shkak të sulmit me thikë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 në sheshin kryesor të qytetit, pranë “Kullës së Qëndresës” teksa i riu është dërguar menjëherë në spital.
Raportohet se ka qenë një konflikt i bërë mes adoleshentesh çfarë solli lëndimin e tij.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, por dyshohet se konflikti ka ardhur si pasojë e motiveve të dobëta.
Ndërkohë forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, teksa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.