Sherr në selinë blu! Mbështetësja e Bashës “përzë” nga PD Albana Vokshin e Evi Kokalarin (VIDEO)

Një incident ka ndodhur në selinë e PD mes mbështetësve të ish-kryemninistrit Berisha dhe një gruaje, tashmë e njohur për incidentet, mbështetëse e Bashës.

Pasditën e sotme në selinë blu shkuan demokratja Albana Vokshi dhe Evi Kokalari, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD. Pas mbledhjes së zhvilluar brenda ambienteve ku Vokshi deklaroi se Basha duhet të largohet nga selia pasi është shkarkuar, një përplasje ka ndodhur në dalje të Partisë Demokratike.

Zonja në fjalë, identiteti I të cilës nuk dihet, por u bë e njohur pasi u përplas me mbështetësit e ish-kryeministrit, kur Berisha u rikthye pas Kuvendit në seli, është përplasur me Vokshin dhe Kokalarin, ku ofendimet nuk munguan dhe përplasja për pak u bë fizike.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme