Lidhur me sherrin masiv mes adoleshentëve pranë gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë, uniformat blu kanë proceduar penalisht 6 persona.
Mes 6 të rinjve, ndodhen edhe 3 të mitur të moshës 17-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj, 18 vjeç, J. H, 18 vjeç, D. H, 22 vjeç dhe 3 shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ditën e djeshme në Rrugën e Barrikadave janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin”, njofton policia.
Ngjarja ndodhi dje (10 mars), në mesditë, kur 4 nxënës dhunuar bashkëmoshatarin e tyre përballë shkollës. Gjithashtu ata e goditën bashkëmoshatarin edhe me konin e parkimit në rrugë, ndërsa adoleshenti tentoi të mbrohet me duar.