Sherri tek klubi ku po përformonte Stresi, zbulohet biznesmeni që qëlloi me armë zjarri brenda klubit

1 janari nuk nisi qetë për Tiranën. Tek parku Olimpik, marrë me qera nga Cinco Cavalli (një nga clubet më të mëdha në kryeqytet), teksa në skenë performonte Stresi (Arkimed Lushaj) dhe pritej të dilte edhe Dafina Zeqiri, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Rojeve të sigurisë së eventit, mesa duket iu kishte shpëtuar gjatë kontrollit, që një personazh jo pak problematik, kishte hyrë me armë në ambjentet ku festohej ndërrimi i viteve.

Efektivët dhe hetuesit e Komisariatit nr. 2 në kryeqytet u vunë menjëherë në lëvizje. ZËRI ka mësuar se gjatë hetimeve dhe të dhënave në rrugë operative, rezultoi që personi që qëlloi me armë të ishte Jetmir Pepa (Mir Pepa). Emër i cili u bë i njohur në verën e vitit që lamë pas. Kjo pasi ish bashkëshortja e tij, Mariela Berisha, goditi dhe shpërfytyroi në një lokal luksoz në Tiranë, të dashurën e re të Pepës, Klea Prengën.

Të shtënat te Cinco tronditën dhe Dafina Zeqirin, këngëtarja refuzoi të dilte në skenë

Kush është Mir Pepa – Detajet

Mir Pepa është një personazh problematik dhe jo pak i njohur për policinë. Jo rrallëherë ai është përfshirë në situata të tilla të cilat kanë shkuar deri edhe në përdorimin e armës së zjarrit. Mir Pepa njihet edhe si biznesmen ndërtimi në Tiranë e në Shqipëri, por asnjëherë nuk ka dalë në skenë me emrin e tij. Ky i fundit është një biznesmen i njohur në vend, që dikur ka qenë në lidhje me motrën e Oriola Marashit.

Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme