Sherri tek pediatria/ Çfarë ndodhi që baballarët nxorën armët?

Një sherr i ndodhur ditën e sotme në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka përfunduar me një nga prindërit që kishte çuar fëmijën për t’u vizituar, duke nxjerrë armën.

Gjithë situata do të analizohet nga kamerat e sigurisë, të vendosura në këto ambiente. Paraprakisht mësohet se sherri ka nisur për shkak se një prej prindërve është futur pa radhë për të vizituar fëmijë e tij tek mjekët, duke lënë kështu ende në pritje gjithë të tjerët.

Teksa ai ka tentuar të hynte, një tjetër prind e ka ndaluar.

Sharje, ofendime, diskutime me zë të lartë e shtyrje dhe grushte kanë parë të pranishmit, përpara se njëri prej prindërve të nxirrte pistoletën nga brezi për të kërcënuar të tjerët. Për të zbardhur gjithë ngjarjen do të duhet të kontrollohen kamerat e sigurisë, të cilat janë vendosur pas dhunimit të një prej infermierëve. Tre prindërit janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshmitë e tyre./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme