Sheshel tallet me Ushtrinë e Kosovës

Vojislav Sheshel e konsideron si të “rreme” ushtrinë e Kosovës.
Lideri i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel e konsideron si të “rreme” ushtrinë e Kosovës dhe thotë se ajo është krijuar vetëm sa për të thënë se ekziston një ushtri.

“Çfarë ushtrie kanë formuar ata? Vetëm e kanë emëruar ashtu që të thonë se kanë ushtri”, deklaroi Sheshel për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Edhe amerikanët kanë thënë se ju nevojiten 10 vite për ta shëndrruar në ushtri. Edhe pse amerikanët u kanë dhënë menjëherë armatim, nuk është ndonjë armatim i madh. Janë automjete luftarake, për automjeke të tilla mjafton një zollë”, shtoi ai.

Lideri i Partisë Radikale serbe ka theksuar se nuk pendohet për mbështetjen ndaj Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Pse duhet të pendohem? Ai më pak e urren Serbinë se që ishte në kohën e Barack Obama ose Bill Clinton”, theksoi Sheshel.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme