Shfaqen fotografitë të cilët tregojnë dukjen realet të Galaxy S8

Telefoni më i kërkuar i sivjetmë përfundimisht është Galaxy S8, për të cilin deri më tani janë shfaqur informata të ndryshme në lidhje me specifikat dhe dukjen e tij.

Tani, një përdorues i rrjetit social Twitter, Veniamin Geskin (@VenyaGeskin1), ka publikuar një fotografi në të cilën shihet pamja reale e Galaxy S8, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai ka publikuar edhe një fotografi tjetër më të vjetër, për qëllim të krahasimit.

Siç mund të shohim, Samsung Galaxy S8 është shumë i ngjashëm, pothuajse 100 për qind, me fotografinë e ekspozuar më parë. Padyshim, ky duhet të jetë modeli prototip, por besohet se mund të ketë disa ndryshime të vogla deri në versionin final.

Pra, mund të shohim se butoni “Home” është hequr dhe ka mbetur vetëm logoja e Samsungut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme