Hazir K. nga Prishtina, i humbur të enjten në mëngjes në Banjë të Kllokotit, është gjetur në Gjilan.
Lajmin për gjetjen e të moshuarit e ka konfirmuar vajza e tij.
Sipas saj, plaku është gjetur në Spitalin e Emergjencës në Gjilan.
Megjithatë thotë se gjendja shëndetësore e tij është e mirë.
Për humbjen e 78 vjeçarit nga Prishtina u raportua mbrëmë në media, ku familjarët e tij kërkonin ndihmë nga qytetarët, që t’i lajmërojnë nëse e shohin atë.