Shfaqet Imer Selmani, flet për Marrëveshjen e Ohrit

“Marrëveshje që në njëfarë forme e ndaloi konfliktin e vitit 2001. I pati efektet e veta, në të drejtat kolektive të shqiptarëve qoftë edhe ndryshimin e kushtetutës së RM-së në disa pika të saja. Megjithatë, ajo që mund të vërehet, pas një kohe, është se ka një plogështi në drejtim të avancimit dhe realizimit të MO-së. Duket se tani ajo fillon që vetveten ta tejkalon, gjë që detyrimisht kërkon një riqasje.”

Kështu e vlerëson Marrëveshjen e Ohrit ish zv/kryeministri i Maqedonisë, Imer Selmani.

Selmani sugjeron që, tani pas 15 viteve duhet të rihapen tema, të cilat janë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, por që nuk ishin te precizuara si mekanizma ligjor- juridik në rregullimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni.

“Të ndërtohet mekanizmi për ndarjen e drejt të mjeteve buxhetore, të parandalohet majorizimi në institucionin më të lartë shtetëror, Gjykatën Kushtetuese dhe e treta të ketë transparencë në implementimin e çdo pike, duke u nisë nga SIOFA, që duhet të jetë më transparent në punën e vet e deri në aplikimin e ligjeve të cilat janë aprovuar, por të cilat nuk realizohen, qoftë në rrafshin e institucioneve qendrore, qoftë në ato lokale”, tha për Portalb Selmani.

Dy çështjet që brengosin ish zv/kryeministrin janë përdorimi i gjuhës shqipe dhe përfaqësimi adekuat.

“Përdorimi i gjuhës shqipe me ligje dhe Kushtetutë është precizuar, por implementimi i saj jo që çalon, po thjesht, gati se ka një bllokadë të madhe nga institucionet që nuk drejtohen nga shqiptarët, por nga funksionarë etnik maqedonas. Ky është problem, dhe këtu nuk u gjet një mekanizëm që të detyrohen ata zyrtarë që ta implementojnë Kushtetutën dhe ligjin. Dhe e dyta, sa i përket përfaqësimit të drejt dhe adekuat, edhe këtu kemi një jo transparencë të skajshme,është problemi i të punësuarve që qëndrojnë në shtëpi të tyre dhe marrin një pagë në formë të ndihmës sociale. Këta kanë benefit vetëm personal, ndërkaq shoqëria fare nuk ka benefit prej tyre, ndërsa dihet se numri i tyre është i madh. Kjo urgjentisht duhet rregulluar. Këtu çalon implementimi, nuk respektohet nga vet zyrtarët që janë të detyruar të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet”, theksoi për Portalb Selmani.

Sipas tij, këtu një rol shumë më të rëndësishëm e ka SIOFA dhe ata duhet të luftuar që këto dy elemente duhet jetësohen të mos mbeten në vullnetin e lirë ose në vullnetin personal të zyrtarëve, të cilët nuk munden ose nuk duan ta respektojnë këto të drejta të shqiptarëve.

“MO me një fjalë është pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve është pjesë e Kushtetutës dhe ligjeve, por duhet implementuar ashtu siç shkruan Kushtetuta dhe ligjet. Dhe, në aspektin tjetër duhet riafirmuar në pikat që nuk janë definuar në formë shumë precize në vitin 2001, ajo është shpërndarja e Buxhetit, forma e garantuar e saj e principit të Badinterit dhe parandalimi i një majorizimi në instanca më të larta të ligjeve që do të votohen me Badinter, e që është Gjykata Kushtetuese”, potencoi mes tjerash Selmani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme