Shqipëria ka marrë tashmë 275 afganët e parë ndërsa qeveria shqiptare zotohet se ka kapacitetet për të pritur 4-5 mijë refugjatë. Por një shkrim i një prej gazetave më të rëndësishme ekonomike në botë, “The Economist”, nuk e përfshin fare Shqipërinë mes vendeve pritëse.
Në grafikun e publikuar nga gazeta në shkrimin me titull “Arratisje nga Afganistani, frikë dhe terror teksa evakuimi hyn në fazën finale”, vendi ynë nuk gjendet.
(F.g/dosja.al)