Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi me veprimet e tij po bëhet kërcënuesi më i madh për stabilitetin e Kosovës.
Ai ka thënë se SHIK’u e ka kapur AKI’në.
“E kanë huq adresën këta. Ka pushtete të ndara në Kosovë. Mos çuditeni pse Hashim Thaçi i di gjithë këto, a e dini pse, sepse e ka këshilltar të parë për siguri ish-kreun e AKI-së Bashkim Smakën. Shefi aktual i AKI-së ka qenë anëtar i kryesisë së PDK-së në Prishtinë. SHIK-u e ka kapur AKI-në”, ka thënë ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet lidhur me deportimin e gjashtë gylenistëve në Turqi.