Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali. Sekuestrohen qindra doza kokaine dhe 14 mijë euro

Dy të rinj me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia italiane pasi kishin ngritur një biznes të shitjes së kokainës në Varese dhe provincën e saj.


Bazuar në informacionin e marrë, uniformat blu kanë kryer shërbime dhe aksione të synuara.

Fillimisht u ndalua njëri prej tyre, i cili po udhëtonte me makinë, e nga kontrolli fizik iu gjetën dy doza kokaine të paketuara dhe gati për shitje me pakicë.

Disa minuta më vonë, policia ndaloi të riun e dytë, i cili sapo po dilte nga banesa.

Nga kontrolli i shtëpisë, rezultoi në gjetjen e 155 dozave kokainë, të cilat ishin të paketuara gati për shitje, si dhe një shumë parash rreth 14 mijë euro, të dyshuara se vinin nga trafiku i drogës.

Të rinjtë akuzohen për veprën penale “Posedimi i kokainës me qëllim trafikimin e saj”, ndërsa lënda narkotike dhe paratë e gjetura në banesë janë sekuestruar nga uniforma blu italiane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme