Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Haki Çako ka shkarkuar Ardian Çipën nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, raporton Balkanweb.
Çako e ka thirrur dje në zyrë Çipën dhe pas një takimi mbi 30 minuta mbi bilancin e punës i ka komunikuar edhe largimin nga detyra.
Pritet që Çipa të mos largohet përfundimisht nga rradhët e Policisë pasi Çako i ka propozuar një post në sektorin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Gjatë ditës së djeshëm, Çako ka zhvilluar takime edhe me disa drejtorë qarqesh të cilët kanë qenë problematikë në përballimin e situatës së kanabisit.