Policia italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare dhe atë spanjolle kanë shkatërruar në orët e para të mëngjesit të sotëm një grup trafikantësh italo-shqitparë që trafikonin kokainë nga Spanja e Hollanda drejt Italisë, raporton Ora News.
11 persona, shumica e të cilëve shqiptarë janë vënë nën pranga; 8 në arrest me burg dhe 3 në arrest shtëpiak me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Baza logjistike e këtij grupi ishe një apartament në zonën Anagnina në periferinë e Romës ku u sekuestruan dhe 4kg kokainë e pastër në vlerë 92 % si dhe 1 kg hashash.
Ky grup trafikonte kokainë dhe hashash duke furnizuar tregjet e drogës kryesisht në kryeqytetin italian Romë por dhe në provincat e Frozinones, Viterbos por dhe në provincën e Foxhias në Puglia.
Hetimet e këtij operacioni kanë çuar në arrestimin dhe të dy personave të rrezikshëm të cilëve ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe janë denoncuar 31 persona të tjerë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar dhe 36 mijë euro cash.