Të qenit baba modern nuk është lehtë, pasi që kjo detyrë kërkon një set shkathtësish të ndryshme, sipas një hulumtimi të ri.
Hulumtimi i komisionuar nga Braun para Ditës së Babait, gjeti që baballarët bashkëkohorë duhet t’i posedojnë një shumë informatash dhe temash – përfshirë atë se si t’i navigojnë mediat sociale dhe tekstet e këngëve hite. Por të pasurit Instagram është më e pakta që një babai i kërkohet të dijë.
Sipas hulumtuesve, baballarët duhet po ashtu që t’i përvetësojnë shkathtësistë tradicionale si rregullimi i biçikletës dhe rifreskimi i kompjuterëve.
Ndër aftësi të tjera janë edhe gatimi, ndërtimi i orendive, dhe ofrimi i një platforme për arsimim të mirë.
Rëndësia e nagivimit të “chat-it” është po ashtu një tipar që babai modern duhet ta mjeshtërojë, ashtu sikur është edhe aftësia që të dijë se si ta formojë një konsolë loje.