Rrëzimi Sali Berishës nga pushteti nuk ka ndikuar aspak në nivelin e të ardhurave vjetore të fëmijëve të tij, Argita dhe Shkëlzen Berisha.
Fëmijët e ish-kryeministrit, Argita dhe Shkëlzen Berisha, vijojnë të deklarojnë qindra mijëra euro të ardhura në vit, para që burojnë kryesisht nga aktiviteti si konsulentë ligjorë, shitja e pasurive të paluajtshme, interesat bankare, qiratë, punësimi etj.
Në deklaratën e pasurisë nuk specifikohet se çfarë pasurish ka shitur dhe kujt ia ka shitur. Po ashtu, Shkëlzen Berisha deklaron 3 000 000 lekë të ardhura nga aktiviteti si konsulent ligjor dhe 47 mijë euro të ardhura nga qiratë.
Gjithashtu, Shkëlzeni ka përfunduar shlyerjen e një kredie prej 252 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti. Djali i ish-kryeministrit deklaron 130 630 euro dhe 2 133 215 lekë të shtuara në llogari, ndërsa një tjetër llogari i është pakësuar me 174 521 euro.
Nga puna ai ka fituar 961 956 lekë, ndërsa thotë se i ka dhënë 250 mijë euro i borxh një kompanie. Pronari i kësaj kompanie, sipas deklaratës së pasurisë, është vetë Shkëlzen Berisha, me 100 për qind të aksioneve. Po ashtu, Shkëlzeni vijon të shlyejë një kredi për blerje makine, konkretisht ka shlyer 12 912 euro, ndërsa i kanë mbetur edhe 11 460 euro.
Disa vite më parë, Shkëlzeni ka marrë dy kredi, 55 000 euro dhe 85 000 euro për blerje automjeti. Referuar gjithnjë deklaratës së pasurisë, të ardhurat kryesore të Shkëlzenit për vitin 2016 burojnë nga shitja e pasurive të paluajtshme, të vëna vite më parë. Ndërkaq, të ardhurat e tij nga ndërmjetësimi i shitblerjeve të pronave janë disa herë më të ulëta se sa vite më parë, kur deklaronte deri në 300 mijë euro të ardhura në vit.
E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha, për vitin 2016, deklaron 34 mijë euro shtesa në një llogari bankare. Të tjera llogari bankare i janë shtuar me 659 619 lekë, 408 USD, 8 cent, 78 USD, 31 USD, 222 527 lekë, 1 350 225 lekë, 15 955 euro dhe 798 084 lekë. Argita Berisha, në deklaratën e pasurisë të dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, deklaron 34 mijë euro të ardhura nga qiratë. Zonja në fjalë deklaron gjithashtu 1 031 646 lekë rrogë në Fakultetin e Drejtësisë, 1 149 936 lekë të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private, 640 869 lekë të ardhura nga e drejta e autorit, 600 USD të ardhura nga interesi, 20 400 lekë të ardhura nga Rektorati dhe 642 691 lekë honorare dhe shpërblime.
Ndryshe nga fëmijët, të ardhurat e ish-kryeministrit Sali Berisha, burojnë nga paga si deputet dhe disa interesa bankare. Për vitin 2016, Berisha ka deklaruar pranë ILDKP 1 387 897 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblime në Kuvend, 141 020 lekë të ardhura nga dieta në Kuvend si dhe 647 640 lekë të ardhura nga pensioni i ish-pozicionit të punës. Nga të ardhurat nga paga, Berisha thotë se një llogari bankare
është shtuar me 1 056 745 lekë. Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, deklarojnë edhe shatë llogari të tjetra bankare, por ndryshimet sa i takon vlerës së tyre janë modeste.(Report TV)