Taulant Balla ka mbajtur deklaratë teksa përlotet mbi ngjarjen tragjike në Shkodër, ku tanimë u gjet dhe trupi fëmijës së dytë në lumin e Bunës.
I prekur nga tragjedia familjare, që dyshohet se mbërriti në këtë fazë prej dhunës në familje, Balla u bën thirrje të gjitha vajzave e grave të denoncojnë këto raste.
Deklarata e plotë e Taulant Ballës në Shkodër:
Sa është gjendur e trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë, dhe natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar të kësaj ngjarje tepër të rëndë, dyshohet që dhe trupi i nënës e i fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë.
Kështu që RENEA e forcat kombëtare të tjera, ashtu si dhe peshkatarët, që gjej rastin t’i falenderoj, të vazhdojnë non stop për të gjetur nënën e fëmijën tjetër.
Kjo është një ngjarje e rëndë, fjalët nuk i lidh dot. Por dua që nga ky moment i vështirë, i bëj një thirrje të gjitha vajzave e grave në këtë vend, të denoncojnë dhunën. Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, sepse duhet te japim me shume besim vajzave e grave te denoncojnë, ta kalojnë këtë moment të vështirë të kësaj vendimmarrjes që duhet të marrin për të shpëtuar nga kalvari i vuajtjeve, nga kalvari i dhunës, i të gjitha formave, qoftë kjo dhunë në familje, dhuna me bazë gjinorë në përgjithësi, dhuna seksuale, dhuna që çdo vajze e çdo grua, përballet kur ecën në rrugë.
Edhe e kam thënë shpesh, e ka ardhur e një momenti që ta them, se jam me lot në sy, na duhet një shkëputje nga kjo situatë. Në kuptimin e një reagimi mbarë shoqëror, sepse një rol të rëndësishëm këtu luan shoqëria, luan komshiu, luan vëllai, luan motra, luan çdokush që ka dijeni dhe nuk e tregon.
Ndoshta vajzat dhe gratë nuk duan të reagojnë, sepse mendojnë çdo thotë shoqëria, çdo thotë bota, është ai mentaliteti, por ja pra kur gjendemi e në këto raste që na duhet të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri, pa përjashtim.
Policia e Shtetit i di detyrat, e na duhet që të reagojmë me parandalim, na duhet të rrisim fuqinë tonë të marrjes së informacionit dhe të ndërhyjmë në kohë.