Shkoi të takonte mbesën por vritet me thikë nga 41 vjeçari italian. Zbardhen dinamikat e ngjarjes kriminale që solli fundin tragjik për shqiptarin Ilirjan Minaj! Të afërm të viktimës tentuan “të rrëmbenin” autorin nga duart e policëve, por…

Karabinierët italianë kanë zbardhur detaje të reja përsa i përket ngjarjes kriminale të ndodhur në Bibbiano, Reggion Emilia, ku përfundoi i vrarë në mënyrë makabre 61 vjeçari Ilirjan Minaj, nga 41 vjeçari italian Riçardo Stefani.


Sipas bluve, viktima shkoi të takonte mbesën, por u përball me autorin e krmit teksa po ngjiste shkalëlt e pallatit por një ngacmim nga ky italiani bëri që të nisë konflikti mes tyre.

Pas sherrit, raportohet se Stefani u fut në banesën e tij, por viktima nuk arriti t’i mbijetojë plagëeve, pasi u godit në kraharor me thikë.

Po kështu, bëhet me dije se rreth 30 të afërm e miq të viktimës që shkuan në vendngjarje për t’i qëndruar pranë vajzës së viktimës, 19 vjeç, e mbesës së tij, kanë tentuar të marrin autorin 41 vjeçar nga duart e policisë.

Karabinierët kanë arritur të menaxhojnë situatën duke shpëtuar italianin nga të afërmit e 61 vjeçarit, të cilët janë të prekur e të pikëlluar nga ngjarja e rëndë.

Në vendngjarje është kërkuar një automjet i blinduar, ndërsa për të ruajtur sigurinë u vendos një “kordon” me policinë. Në momentin që Riçardo Stefani është shoqëruar nga karabinierët nga hyrja e ndërtesës në drejtim të makinës së blinduar, kanë shpërthyer turmat e zemëruar.

Ata kanë goditur xhamat e makinës duke u përpjekur të ngjiteshin në kofano, por policia ka arritur që të largojë autorin nga vendngjarja.

Viktima raportohet se ishte nga Korça dhe prej disa vitesh ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano, ku tashmë jetonin disa të afërm të tyre, si edhe ishte rritur edhe vajza 19-vjeçare e çiftit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme