Komisioneri i Policisë në Zelandë të Re, Mike Bush ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në dy xhami ka arritur në 49. Sipas tij, 41 prej tyre u vranë në xhaminë e Deans Avenue, derisa tetë të tjerët në xhaminë tjetër.Bush tha se ky akt llogaritet si masakra më e madhe në historinë e këtij vendi në 30 vitet e fundit, kur një burrë me emrin David Gray mbyti 13 persona në një sulm.Aktualisht në spitalin e Christchurcht po trajtohen 48 pacientë me plagë nga arma e zjarrit.
Ndryshe, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka përshkruar incidentin si sulm terrorist dhe si një nga “ditët më të errrëta” të vendit.Në ndërkohë, zëdhënësi i Policisë ka njoftuar se për këtë rast tre burra dhe një grua janë në paraburgim derisa ka paralajmëruar se shumë të dyshuar të tjerë mund të jenë akoma të lirë.Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se kur kanë ndodhur të shtënat kanë vrapuar që të shpëtojnë jetët e tyre derisa kanë parë edhe njerëz të përgjakur në afërsit të xhamisë Al Noor.
Autoritetet kanë këshilluar që të gjitha xhamitë në qytet të mbyllen deri në një njoftim tjetër duke thënë se ky ishte një akt i pashembullt i dhunës.