Më shumë se 35 mijë njerëz janë konfirmuar të vdekur në Turqi dhe Siri, pas tërmetit të fuqishëm të javës së kaluar.
Përafërsisht dymijë vdekje të tjera janë raportuar nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë që nga ora 6 e mëngjesit, që do të thotë se 31 mijë e 643 njerëz kanë humbur jetën në vend.
Në Siri, 3 mijë e 553 njerëz janë raportuar të vdekur: 2 mijë e 166 në rajonet e kontrolluara nga rebelët dhe 1 mijë e 387 në zonat e kontrolluara nga qeveria, sipas Helmetave të Bardha dhe mediave shtetërore, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv
Në total, 35 mijë e 196 njerëz kanë vdekur, shifër kjo shumë më e lartë se vlerësimi fillestar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për 20 mijë.