Policia e Kosovës ka konfimruar plagosjen me armë zjarri që ndodhi pasdite në Runikë të Skënderajt.
Organet e sigurisë bëjnë me dije se numri i të plagosurve është tre. Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës ka thënë për Magazina.al se nga të dhënat fillestare flitet për tre persona të plagosur.
Ai tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me këtë rast.