“Pata rastin dhe kënaqësinë të takoj për herë të parë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Hoyt Yee. Me z. Yee, u takuam në Ambasadën amerikane në Kosovë ku diskutuam miqësisht për zhvillimet politike në vendin tonë.
Ky është një takim i rëndësishëm në kuadër të ndërtimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të VETËVENDOSJE!-s dhe Qeverisë amerikane”, ka shkruar në rrjetin e tij social, Visar Ymeri.
Ndërsa, sekretari organizativ i kësaj Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka shkruar: Koncepti i drejtë dhe i domosdoshëm i VETËVENDOSJE!-s, i cili pas shumë viteve po merr mbështeje masive nga populli i Kosovës, sigurisht që do të marrë mbeshteje edhe nga miqtë nderkombëtarë, në këtë rast SHBA-të./Sakte.net