Shkrimtari beogradas: Serbia, uzurpatore e sovranitetit të perandorisë Otomane

Shkrimtari e historiani serb, Nenad Z. Petrovic, shkruan në një tekst autorial për “sovranitetin në letra” të Serbisë në Kosovë dhe sovranitetin faktik të shtetit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Në ilustrim të tezës së tij, se “edhe shteti i pa njohur ekziston dhe pse nuk është i njohur nuk u jep të drejtë shteteve që me forcë të intervenojën dhe ta nënshtrojnë”, ka bërë një paralele interesante mes pavarësimit të Kosovës nga Serbia dhe. më herët, të Serbisë nga Perandoria turke:

“Kush ka të drejtë që me forcë të pushtojë (“çlirojë”) ndonjë territor me popullatë e cila me mundime është përpjekur për shtetin e saj të ri të krijuar? Në emër të cilave të drejtave “me letra”? Nëse është kështu, atëherë Karadjordje e Milos Obrenovic dhe të gjithë ne serbët bashkëkohorë jemi uzurpatorë të sovranitetit të preandorisë Otomane? Dikur Serbia ka qenë pjesë e Perandorisë, spahinjtë i kanë pasur fermanet e tyre, të cilat shteti ua ka thënë atarët e fshatrave të tëra dhe ua ka besuar tokën e pinueshme me tërë rajën në qeverisje dhe mbledhjen e haraçit për buxhetin e shtetit të personifikuar me Madhështinë e Tij Sulltan Padishahut?”, shkruan Petrovic në gazetën beogradase “Danas”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme