Në një shtëpi në Shkup është gjetur i vdekur një shtetasi të Gjermanisë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.
“Në SPB-Shkup, mbrëmë në ora 20:37 minuta është denoncuar se në një shtëpi në rrugën “Klenoec” është gjetur i vdekur 57 vjeçari O.D. nga Gjermania, me vendqëndrim në Shkup. Vdekje pa shenja dhune ka kone konstatuar ekipi i mjekëve të ndihmës së shpejtë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga MPB-ja. /Alsat.mk