Shkup/ Një burrë e rrahu me arkë shishesh, gruaja në spital me lëndime të rënda

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nisur procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale – Lëndim i rëndë trupor, sipas nenit 131 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Vepra është kryer duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje me të cilën kishte pasur më parë mosmarrëveshje personale. Më 23 gusht, pasdite, e dëmtuara ishte takuar me të dyshuarin para një lokali në lagjen Autokomandë. Fillimisht ai e kishte ofenduar rëndë, e më pas kishte marrë një arkë plastike të mbushur me shishe qelqi, me të cilën e goditi në kokë. E dëmtuara filloi të rridhte shumë gjak dhe, e tronditur, arriti të thërrasë policinë. Më pas me autoambulancë u dërgua në spital, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme