Moti i keq që po mbretëron ka bërë që të anulohen fluturimet për në Stamboll të Turqisë.
Pra përderisa Turqia përjeton orë tmerri për shkak të tërmetit të fuqishëm që shkaktoi me qindra të vdekur dhe të plagosur, po përballet dhe e mot të keq.
Shumë fluturime ndërkombëtare, por dhe ato rajonalet, janë pezulluar për shkak të motit të keq, mes tyre dhe linjat drejt Shkupit, Prishtinës e Tiranës.
Siç raportojnë mediat, situata nëpër aeroportet e Stambollit është kaotike, pasi për shkak të kushteve meteorologjike gjithçka duket se është paralizuar.