“Shkupi 2014” , pikë e zezë në histori mbi stiropor

Profesori Qashif Bakiu ka vlerësuar se pas 50 ose 100 viteve, projekti “Shkupi 2014” do të perceptohet si një pikë e zezë në historinë e Maqedonisë.

“Ky projekt do të jetë një histori mbi stiropor”, theksoi Bakiu. Ai, sipas Gazetës Lajm, foli për pasojat negative ekonomike të këtij projekti për të cilat tha se do të jenë afatgjate por edhe pasojat për marrëdhëniet ndër etnike, sepse ka karakter monoetnik.

“Përmendoret shqiptare u harruan, kurse i vetmi element multietnik thuajse ka mbetur ai lustraxhiu rom në qendër, i stacionuar afër përmendoreve të projektit Shkupi 2014”, theksoi Bakiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme