Shkupi në vendin e 10-të në botë për ajrin e ndotur, i pari në Evropë

Kryeqytetasit vazhdojnë të thithin ajër të ndotur. Sot Shkupi u gjet në vendin e 10 në listën botërore për ajrin e ndotur, ndërsa i pari në Evropë. Shkupi bën bën pjesë në kategorinë e “pashëndetshme” me vlerë të Indeksit për ndotjen e ajrit prej 178. Kryeqyteti, gjithashtu është mbuluar nga mjegulla e dendur, e cila ka reduktuar ndjeshëm dukshmërinë, duke vështirësuar trafikun. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëroi se gjatë ditës pritet të ketë edhe reshje të shiut, me çka bëjnë apel për kujdes të shtuar në trafik. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme