Shmanget për mrekulli tragjedia/ Helikopteri i FA bën ulje emergjente në fushën e futbollit në Librazhd, shpëton piloti!

Një helikopter i Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka bërë një ulje emergjente në fushën e futbollit në qytetin e Librazhdit, ndërsa shkak mësohet se është bërë një defekt, i cili është konstatuar mrekullisht nga vetë piloti, që ka arritur ta ulë helikopterin në kohë, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.


Mësohet se nga ky incident nuk ka pasur njerëz të lënduar, ndërsa në redasksinë e Gazeta Shqiptare kanë ardhur edhe pamjet e para vetëm pak minuta pas uljes së helikopterit në fushë, ndërsa piloti shihet teksa po kryen disa kontrolle në pjesën e bishtit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme