Një femër e mitur e nacionalitetit serb është ngacmuar seksualisht në Banjë të Zveçanit.
Siç raportohet nga Policia e Kosovës, e mitura ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga ngasësi i autobusit – mashkull i nacionalitetit serb.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.



