Shokët e Klodian Rashës: I urrente armët, vrasja e tij është krim

Miqtë e Klodian Rashës, 25-vjeçarit të ekzekutuar nga policia, thonë se ai nuk mbante armë, madje i urrente ato. Sipas tyre, vrasja e tij është një krim.

“Natën që ka ndodhur ngjarja, Klodiani ka qenë me ne deri në orën 11 të natës. Aq sa unë jam i armatosur tani, aq ka qenë Klodiani i armatosur. Nuk ka pasur kurrë armë në jetën e tij, sepse nuk ka pasur probleme me asnjë njeri.

Ai ka qenë me ne deri në orën 11 të natës dhe nuk ka pasur kurrë asnjë armë. Familja e di shumë mirë se ai në jetën e tij kurrë nuk ka pasur armë. Ka qenë njeri që i respektonte të gjithë dhe e respektonin të gjithë.

Ai ka dalë për të blerë cigare në një kioskë te Don Bosko që rri 24 orë hapur. Ka qenë natyrë shumë e qetë, e respektonin njerëzit dhe i respektonte ata.

Veprimin e policisë e konsideroj të paligjshëm. Brenda një kohe të shkurtër janë dhënë tre njoftime të ndryshme. Ai është qëlluar pas shpine.

Arma nuk i përket Klodian Rashës. Ne na dhemb shumë fakti që është njollosur figura e tij. E kemi pasur shok prej 20 vitesh.

Ne jemi të parët që do të protestojmë derisa të vihet drejtësia për Klodianin. Ai jo vetëm nuk mbante armë, por i urrente dhe i kishte fobi. Policia e ka sajuar ngjarjen për të mbuluar krimin. Se ky është krim, nuk është vrasje nga pakujdesia,” thanë ata.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme