Çfarë lajmi i zi për Chelsean, pak ditë para se të nis sezoni i ri.
Klubi anglez ka njoftuar sot se lëndimi i pësuar në gju i përforcimit më të ri, Christopher Nkunku do ta lë atë jashtë fushës së blertë për 16 javë, respektivisht për 4 muaj.
Futbollisti i arritur me bujë të madhe nga Leipzigu, i është nënshtruar një operimi në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pak orë më parë.
Ky lëndim mund t’ia ndryshojë planet klubit londoinez, i cili duhet të lëvizë prapë në “treg” për ta transferuar një sulmues.
Në “pole-position” të “Blues” është sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic, i cili mund të shkëmbehet me Romelu Lukakun, që është i padobishëm në “Stamford Bridge”.