Shokon Le Pen: Kosova është tokë e shenjtë serbe

Kandidatja presidenciale Marine Le Pen ka shokuar pasi ka thënë se nëse do të fitojë zgjedhjet presidenciale të Francë, do të nisë anulimin e njohjes së Kosovës.

Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf” ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”.

Ajo ka shtuar se ndaj “serbëve është bërë padrejt Kosova është tokë e shenjtë serbe si e madhe në vitet e ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”.

Sipas sondazhit të fundit, nga gazeta e famshme “Le Figaro”, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26%, përfaqësuesi konservator Françios Fillon ka 17%, ndersa dy kandidatët majtistë, socialisti Benoit Hamon dhe ekstremisti Jean-Luc Mélenchon, kanë nga 12%.

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme