Shokon studimi më i ri për kancerin

Studimi i ri nga Stony Brook University në Nju Jork tregon se shumica e rasteve të kancerit janë të shkaktuara nga mjedisi dhe stili i keq i jetesës. 


Kanceri është aktualisht një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në të gjithë botën. Pavarësisht se shumë njerëz hamendësojnë se ai është produkt i “fatit të keq” apo edhe i trashëguar gjenetikisht, studimi më i ri tregon krejtësisht të kundërtën.
Pavarësisht faktit që për këtë sëmundje janë bërë një numër tejet i madh studimesh, ky përfundim i kërkimit më të ri shkencor do të thotë shumë.

Drejtuesi i këtij kërkimi, Yusuf Hannun nga Universiteti Brook dhe ekipi i tij kanë zbuluar se në pothuajse në të gjitha rastet e analizuara, kishte një lloj ekspozimi ndaj substancave që shkaktojnë kancerin.

Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë dhe konsumi i duhanit ishin të parat në listën e shkaqeve të mundshme të kancerit.
“Faktorët e jashtëm luajnë një rol të madh dhe njerëzit nuk mund të justifikohen pas fatit të keq. Ato nuk mund të pinë duhan dhe të thonë se është fat i keq në qoftë se ata kanë kancer, edhe pse jo çdo duhanpirës preket nga kanceri, por ata janë më të rrezikuarit për t’u prekur nga kanceri”, ka thënë Hannun për BBC.

Hulumtuesit në përfundim thanë se këta faktorë të mjedisit dhe të jetesës kanë kontribuar në 70-90% të të gjitha rasteve të kancerit.
Vetëm 10-30 % të rasteve janë shkaktuar nga mutacionet e rastësishme të ADN-së ose “fat i keq”. Studimi tregon se shumica e rasteve të kancerit janë të shkaktuara nga mjedisi dhe stili i keq i jetesës dhe është publikuar në revistën Nature.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme