Shoqata e Malazezëve të Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që në përputhje me premtimet dhe detyrimet që rrjedhin nga strategjia për integrimin dhe afirmimin e komunitetit malazez, të zgjidhë sa më shpejtë pozitën e përgjithshme të këtij komuniteti për ta mbrojtur nga asimilimi dhe zhdukja.
Në këto kohë të vështira në të cilat është vendosur e gjithë shoqëria kosovare, ne malazezët jemi plotësisht të pambrojtur si bashkësi etnike, prandaj, presim që kryeministri të përdorë autoritetin e tij dhe të na ndihmojë në arritjen e të drejtave tona më themelore, thuhet në deklaratën e kreu të kësaj shoqate Slobodan Vujiçiq.